5 Keshilla se si te perdorni fillin interdentar

Author: | Posted in Filli Interdentar No comments

Filli interdentar eshte nje pjese thelbesore e higjienes se mishrave dhe dhembeve. Shoqata Dentare Amerikane (ADA) rekomandon perdorimin e fillit te pakten nje here ne dite per te hequr pllaken dentare ne siperfaqet midis dhembeve , siperfaqe qe nuk mund ti arrini vetem me furce. Kjo eshte shume e rendesishme sepse pllaka dentare qe nuk pastrohet nga furca apo filli pas pak kohe forcohet duke formuar gurzat. Filli interdentar gjithashtu ndihmon ne parandalimin e semundjes se mishrave apo kariesit.

filli interdentar

Kur eshte koha me e mire per te kaluar fillin, para apo pas larjes se dhembeve me furce?

Teknikisht eshte njesoj. Gjeja me e rendesishme eshte te kaloni fillin, dhe perderisa e beni me kujdes nuk ka rendesi nese eshte perpara larjes me furce apo pas. Zgjidhni momentin e pershtatshem kur keni disa minuta te lira per ti kushtuar higjienes se gojes. Eshte e preferueshme qe ky moment te jete perpara se te flini sepse sasia e reduktuar e peshtymes qe prodhoni gjate nates dhe mbetjet e ushqimeve midis dhembeve favorizojne formimin e kariesit.

Mos harroni edhe femijet duhet te perdorin fillin interdentar. Ju duhet te kaloni fillin interdentar tek dhembet e femijeve qe ne momentin qe atij i dalin dhembet e qumshtit. Nese ka dy dhembe ngjitur me njeri tjetrin duhet te kaloni fillin midis tyre. Meqenese filli kerkon pak manualitet eshte e keshillueshme qe ta beni ju per femijen tuajĀ deri sa ai te jete i afte dhe i pavaruar gje qe ndodh zakonisht rreth moshes 10-11 vjec.

Gjithashtu duhet te kuptoni qe pastrimi i dhembeve me fill nuk duhet te jete i dhimbshem, Nese e persorni ate me force mund te demtoni mishin e dhembeve. Nese nuk e perdorni me ngadale atehere nuk do te nxirrni dot ushqimin. Eshte normale te bezdiseni ne fillim nga perdorimi i fillit por do tja merrni doren shume shpejt. Nese pas nje jave apo dy qe lani dhembet rregullisht me furce dhe me fill, vazhdoni ende te keni dhimbje atehere konsultohuni me dentistin tuaj.

Cfare duhet te perdor per te pastruar midis dhembeve?

Ka disa alternative qe mund te jene te peshtatshme per nje rast apo nje tjeter. Ju mund te perdorni fillin interdentar, mund te perdorni furca te imta per siperfaqet e ndermjetme, mund te perdorni ujin me presion etj. Gjithashka varet nese keni dhembet tuaj natyral, nese keni ura, nese keni implante apo cdo lloj proteze tjeter. Per te gjetur alternativen e duhur flisni me dentistin tuaj.
Tashme besoj e kuptuam qe duhet te perdorim fillin te pakten nje here ne dite, por jo te gjithe e dine menyren e duhur per ta bere kete. Perdorni kete guide hap pas hapi per te mesuar si te perdorni fillin interdentar ne menyren e duhur

12Kepusni rreth 40 cm fill dhe lidheni tek gishti i mesit ne te dyja duart per ta fiksuar dhe pjesen e tepert qe ngelet nga filli lidheni me shume ne njeren dore, ndersa gishti tjeter do te sherbeje per te mbledhur fillinĀ e papaster.

 

 

 

3Mbajeni nje sasi te vogel filli me gishtat e medhenj rreth 3 cm si e shikoni ne figure.

 

 

 

 

5Drejtoni fillin ndermejet dhembeve duke e mbajtur gjithnje te mbeshtetur me siperfaqen e tyre. Filloni te ferkoni siperfaqet e ndermjetme te dhembeve nje here te njerit pastaj tjetrin dhe keshtu me rradhe ne gjithe gojen.

 

 

 

4Kur filli arrin ne nivelin e gingives paloseni ne forme C ne menyre qe filli te perqafoje dhembin keshtu futet ne hapsirat poshte mishrave per te pastruar edhe me mire ne siperfaqen midis mishrave dhe dhembit.
Mbajeni gjithnje fillin te mbeshtetur ne siperfaqen e dhembit duke e levizur ate me levizje vertikale deri tek mishrat.

 

 

6Vazhdoni keshtu per te gjithe siperfaqet e ndermjetme te dhembeve dhe kujdes mos harroni siperfaqen e pasme te dhembit te fundit.
Pasi keni mbaruar hidheni fillin sepse filli i perdorur nuk eshte efikas dhe gjithashtu mund te rifuse bakteret ne goje.

 

 

 

Per cdo pyetje na shkruani tek komentet

Add Your Comment

You must be logged in to post a comment.