Si ndikon duhani ne shendetin e gojes?

Author: | Posted in Uncategorized No comments

Duhani mund te shkaktoje shume probleme ne trupin tuaj perfshire ketu edhe gojen si:

  • Ere te keqe
  • Ngjyrosje te dhembeve
  • Inflamacion te gjendrave te peshtymes ne qellze
  • Rrit formimin e pllakes dentare dhe gurzave
  • Rrit perthithjen e kockes se nofullave
  • Rrit rrezikun per tu prekur nga leukoplakia, shtresa te bardha ne brendesi te gojes te cilat kane mundesi te larte per tu kthyer ne formacione kanceroze
  • Rrezik me te larte per tu prekur nga semundjet e mishrave si paradontoza, shkak kryesor i humbjes se dhembeve para kohe
  • Vonese ne sherimin e plages pas heqjes se dhembeve, kirurgjise orale apo trajtimit paradontal.
  • Sukses me te vogel ne prodeduren e mbjelljes se dhembeve (implanteve)
  • Rrisk i shtuar per semundje kanceroze

Si mund te shkaktoje duhani semundje te mishrave?

Cigaret dhe produktet e tjera te duhanit mund te cojne ne semundje te mishrave duke prekur legamentin qe lidh dhembin me mishin dhe kocken perreth tij.
Ne menyre me specifike duket sikur duhani nderhyn ne funksionin normal te qelizave qe perbejne mishrat e dhembeve. Kjo nderhyrje i ben duhanpiresit me te prekshem ndaj infeksioneve, si ato qe shkaktojne semundjen paradontale dhe gjithashtu duhani shkakton crregullim ne qarkullimin e gjakut tek gingiva, gje qe mund te ndikojne ne aftesine e saj per tu sheruar.

A mund te shkaktoje puro apo duhani me llulle probleme me dhembet?

puro dhe llulle

PO. Njesoj si cigaret edhe llulla apo purot mund te shkaktojne probleme me shendetin e  gojes.
Sipas nje studimi 13 vjecar te publikuar ne Revisten e Shoqates Amerikane Dentare, piresit e puros kane humbje te dhembeve dhe humbje te kockes perrreth tyre njesoj si ata qe pine cigare. Gjithashtu ata qe perdorin llullen kane rreziqe te njejta. Mbi te gjitha ata qe pine duhanin me llulle apo puro  kane te njejtin risk per zhvilluar kancer te gojes dhe fytit bashke me pasojat e tjera si era e keqe, dhembe te ngjyrosur dhe rrezik per semundjen paradontale.

A jane produktet pa tym te duhanit me te sigurta?

duhan qe pertypet

JO. Ashtu si cigaret dhe purot, produket e duhanit qe nuk bejne tym (si cemcakezat) permbajne rreth 28 kimikate te cilat jane treguar qe rrisin riskun per kancer te gojes, te laringut dhe ezofagut. Ne fakt duhani qe pertypet permban nivele me te larta te nikotines se cigaret duke e bere akoma me te madhe varesine ndaj tyre.

Duhani pa tym mund te irritoje gingiven duke shkaktuar terheqje te saj dhe kjo do te coje ne ekspozim te rrenjes se dhembeve. Pasi ekspozohet rrenja ajo ka rrezik me te lart per karies, gjithashtu dhembi behet me i ndjeshem nga ndryshimet e temperaturave qofte te nxehtat apo te ftohtat. Gjithashtu sheqernat e perdorura ne brendesi te ketyre produkteve ne menyre qe te rritet shija e duhanit ju ekspozojne me shume ndaj rrezikut te kariesit. Sipas nje studimi tjeter te publikuar ne Revisten e Shoqates Amerikane Dentare ka treguar se ata qe perdornin duhan qe pertypet ishin 4 here me te rrezikuar nga kariesi se sa jo perdoruesit.

Gjithashtu duhet te dini produktet e duhanit qe pertypen permbajne grimca materiali te forte te cilat mund te shkaktojne konsumim te siperfaqes se zmaltit.

Mjaft me pirjen e duhanit

Pavarsisht se per sa kohe keni pire duhan, lenia e tij mund te reduktoje shume rreziqet qe i kanosen shendetit tuaj. 11 vjet pas lenies se duhanit, ish-duhanpiresit kane pothuajse mundesi te barabarte per te vuajtur nga semundja parodontale me ata qe nuk kane pire asnjehere duhan.

Madje edhe reduktimi i sasise se duhanit ndihmon shume. Nje studim zbuloi se duhanpiresit qe reduktonin duhanin me me pak se nje pakete ne dite kane 3-fish me shume mundesi per te zhvilluar semundje te mishrave duke u krahasuar me jo duhanpiresit. Por duhet thene ama se per ata qe reduktonin sasine e duhanit risku ishte shume me e ulet se 6-fishi i rrezikut kishin ata njerez qe pinin me shume se nje pakete e gjysem.Nje tjeter studim i publikuar ne Revisten e Shoqates Amerikane Dentare zbuloi se demet e shkaktuara nga leukoplakia mund te zhdukeshin brenda 6 javeve nga lenia e duhanit ne 97.5% te pacienteve qe perdornin produkte duhani pa tym.

Disa statistika nga Shoqeria Amerikane e Kancerit japin disa arsye bindese perse duhet te lini cigaren. Ato thone se:

  • 90% e njerzve me kancer te gojes, buzeve, gjuhes apo fytit perdorin duhan, dhe rreziku per te zhvilluar keto lloje kanceri rritet me sasine e pire apo te pertypur dhe gjithashtu nga koheshtrirja e ketij vesi. Duhanpiresit kane 6-fish me shume mundesi se sa jo duhanpiresit per te zhvilluar kancer.
  • Rreth 37% e pacienteve qe vazhdojne te pine duhan pasi ka filluar trajtimi i kancerit do te zhvillojne perseritje te kancerit ne goje, buze, gjuhe apo fytit krahasuar me vetem 6% te atyre qe e linin ate.

Si mund ta le duhanin?

Per t’ju ndihmar me lenien e duhanit, doktori juaj mund tju ndihmoje te qehtesoni urine per nikotine me medikamente, si cemcakezat e nikotines apo me ato ne forme leukoplasti. Disa prej ketyre produkteve merren pa recete nga mjeku, disa ate tjera kane nevoje per recete. Per shembull medikamente si Zyban kane nevoje per recete nga mjeku.

Ka gjithashtu trajtime natyrale, hipnoze apo agopunture qe mund tju ndihmoje te linin nje here e pergjithmone kete helm, ju duhet vetem pak vullnet per te permiresuar shendetin tuaj dhe per te pasur gjithshtu nje jete me te gjate.

Gjithashtu per te gjitha arsyet e permendura me sier mos harroni qe produktet pa tym te duhanit nuk duhet te konsiderohen si zevendesuese te perhershme te duhanit, por vetem nje menyre e perkohshme per tju ndihmuar ne lenien e duhanit.

Add Your Comment

You must be logged in to post a comment.