Cfare eshte erozioni i zmaltit dhe si mund te riparohet?

Author: | Posted in Demtimi i dhembeve No comments

Cfare eshte zmalti?

zmalti

Zmalti eshte nje shtrese e holle e mineralizuar qe vesh dhembin. Kjo shtrese eshte indi me i forte ne trupin e njeriut. Zmalti vesh kuroren e dhembit e cila eshte pjesa e dukshme e dhembit.
Meqenese zmalti eshte translucent, drita mund te deportoje pertej tij. Megjithate indi kryesor i dhembit eshte dentina qe eshte pergjegjese per ngjyren e dhembit ciladoqofte ajo, e verdhe, gri apo e bardhe.
Ndonjehere kafeja, caji, coca-cola, vera e kuqe, lengjet e frutave apo cigaret mund te njollosin zmaltin e dhembeve tuaja. Kontrolli dhe higjiena e rregullt tek dentisti mund tju ndihmoje te mbani nen kontroll keto njolla dhe te siguroheni qe te keni dhembe me te shendetshem.
Cfare funksioni ka zmalti?
Zmalti ndihmon dhembet tuaja nga perdorimi i perditshem i tyre si pertypja, kafshimi, shtrengimi apo kercitja ndermjet tyre. Edhe pse ai eshte nje mbrojtes shume i forte, mund te demtohet duke u ciflosur apo duke u thyer. Zmalti gjithashtu izolon dhembin ndaj ndryshimit te temperaturave apo ndaj kimikateve te ndryshme.

Ndryshe nga kockat ne trupin tuaj te cilat mund te riparohen nese thyhen, zmalti pasi thyet nuk mund te riparohet si pasoje demtimi eshte i perhershem. Per shkak se zmalti eshte depozitim mineralesh dhe jo qelizash te gjalla, trupi nuk mund ta riparoje apo zevendesoje ate pasi eshte demtuar.

Cfare shkakton erozionin e zmaltit?

erozioni i zmaltit

Erozioni i zmaltit ndodh kur acidet konsumojne siperfaqen e tij dhe gjithashtu mund te shkaktohet nga faktore te tjere si:

      • Perdorimi i tepruar i lengjeve me sheqerna (me permbajtje te larte acidi citric apo acidi fosforik)
      • Perdorimi i lengjeve te frutave (disa acide qe permbajne frutat mund te jene me gerryes se acidi i baterive)
      • Goja e thate ose fluksi i reduktuar i peshtymes (kserostomia)
      • Diete ushqimore jo e rregullt (shume e pasur me sheqerna)
      • Refluksi gastrik
      • Probleme gastro intestinale
      • Medikamente (aspirine, antihistaminik)
      • Gjenetika (semundje te trasheguara)
      • Faktoret ambiental (forca e ferkimit, konsumimi, stresi, korrozioni etj)

 

Cilet jane faktoret ambiental qe mund te shkaktojne erozion te siperfaqes se zmaltit?

larja me force

Forca e ferkimit, konsumimi, stresi ose korrozioni (ose ndonje kombinim i ketyre faktoreve) mund te shkaktojne erozion te siperfaqes se dhembeve. Terma te tjere klinik per te pershkruar keto mekanizma perfshine:

      • Ferkimi. Behet fjale per ferkimin midis dy dhembeve natyral qe ndodh kur shtrengoni dhembet apo I kercisni ndermjet tyre si ne rastin e bruksizmit qe zakonisht ndodh ne menyre te pavullnetshme gjate gjumit.
      • Abrazioni. Eshte konsumi fizik i siperfaqes se dhembit i cili ndodh kur e perdorni furcen shume forte, nga kafshimi i objekteve te forta ( si thonjte, tapa e shishes ose stilolapsi etj) gjithashtu edhe kur pertypni duhan.
      • Frakture (Abfraction). Qe ndodh nga stressi i repruar ne siperfaqen e dhembit si krisje nga perkulja ose perthyerja.
      • Korrozioni. Ky eshte nje proces kimik qe ndodh kur acidi prek siperfaqen e dhembit sic ndodh me disa lloje medikamentesh si aspirina, vitamina C, ushqimet shume acide, refluksi gastrik, te vjellat e shpeshta si ne rastin e bulimise apo alkolizimi.

Shume studime e tregojne bulimine si shkak per erozionin dhe kariesin e dhembeve. Bulimia eshte nje crregullim i ushqyerjes qe shoqerohet me te ngrenit pa kontroll dhe te vjellat qe sherbejne si burim acidesh. Te vjellat e shpeshta e gerryejne zmaltin e dhembeve gje qe mund te coje me lehtesisht ne karies.
Peshtyma luan nje rol kyc ne mbajtjen e dhembeve te shendetshem dhe te forte. Ajo e mbron zmaltin duke e veshur ate me nje shtrese te pasur me minerale si kalciumi. Peshtyma gjithashtu hollon agjentet gerryes si acidet, heq mbetjet ushqimore dhe aktivizon substancat qe ndihmojne ne luften kunder baktereve dhe semundjeve.
Ne nje goje te shendetshme peshtyma e pasur me kalcium ndihmon ne fortesimin e dhembeve edhe nese konsumoni pije me gaz apo lengje frutash. Megjithate nese e teproni dhe konsumoni shume ushqime dhe pije acide, procesi i mbrojtjes nuk ndodh me.

A shkakton pllaka dentare erosion te zmaltit?

pllaka dentare

Pllaka dentare eshte nje shtrese e perbere nga peshtyma , mbetje ushqimore, baktere dhe substance te tjera. Pllaka formohet ne siperfaqen e dhembeve , midis tyre, apo ne crregullimet anatomike te dhembeve. Ajo gjithashtu grumbullohet rreth mbushjeve dhe prane mishrave te dhembeve.
Ndonjehere bakteret qe ndodhen ne pllake I shnderrojne mbetjet ushqimore ne acide. Kur ndodh nje gje e tille, acidi ne pllaken dentare fillon te shkaterroje mineralet qe ndodhen ne zmaltine dhembeve. Kjo ben qe zmalti te konsumohet ne kavitet te thepisur. Me kalimin e kohes ky kavitet thellohet dhe con ne komplikime si ndejshmeri te shtuar ndaj ndryshimit te temperaturave, dhimbje etj.

Cilat jane shenjat e erozionit dentar?

Ne varesi te grades se erozionit ndryshojne edhe shenjat qe shfaqen. Disa nga keto shenja perfshine:

  • Ndjeshmerine. Disa ushqime (te embla) dhe temperatura e tyre (e ftohte apo e nxehte) mund te shkaktoje dhimbje therrese ne stadin e hershem te erozionit te zmaltit
  • Ndryshimi i ngjyres. Nderkohe qe zmalti konsumohet, ekspozohet me shume dentine dhe per kete arsye dhembi mund te duket me ngjyre me te erret.
  • Krisje apo ciflosje. Kufinjte e dhembit behen me te ashper, me te crregullt dhe te dhembezuar.
  • Dhimbje te forta dhe ndjeshmeri te padurueshme. Ne stadet e avancuara te konsumimit te zmaltit dhembet behen shume me te ndjeshem ndaj temperaturave dhe embelsirave.
  • Crregullime te siperfaqes

Si parandalohen demtimet e zmaltit?

kujdesi per dhembet

Per te parandaluar demtimet e zmaltit dhe per ti mbajtur dhembet e shendetshem, sigurohuni qe ti lani dhembet dhe te perdorni fillin cdo dite. Shkoni per vizite tek dentisti cdo gjashte muaj per kontroll dhe higjiene profesionale. Gjithashtu mund te:

  • Eliminoni ushqimet shume acide nga dieta si lengjet me gaz, limonat apo agrumet e tjera dhe gjithashtu lengjet e tyre. Shperlajeni gojen menjehere me uje pasi te keni konsumuar ushqime acide apo pasi keni pire pije me permbajtje te larte acide.
  • Perdorni pipez kur konsumoni pije me aciditet te larte, ne kete menyre lengu shkon menjehere ne fund te gojes duke evituar kontaktin me dhembet.
  • Kontrolloni ushqimet midis vakteve sepse kjo do te reduktoje rrezikun per karies. ph i gojes behet acid per disa ore pasi keni konsumuar ushqime te pasura me sheqer apo amidon. Evitoni te hani te tilla ushqime nese nuk keni mundesi te shperlani gojen apo ti lani dhembet me furce.
  • Perdorni cemcakez pa sheqer ndermjet vakteve. Pertypja e tij nxit prodhimin e peshtymes me 10 fish. Peshtyma sic thame me siper ndihmon ne forcimin e dhembeve me minerale te rendesishme. Kujdes sigurohuni qe te perdorni cemcakez pa sheqer dhe me permbajtje ksilitoli, i cili redukton acidet e ushqimeve dhe pijeve.
  • Pini me shume uje gjate dites nese keni vellim te reduktuar te peshtymes ose vuani nga kserostomia.
  • Perdorni paste me fluor. Fluori i forcon dhembet keshtu qe sigurohuni qe ai eshte i listuar tek pasta juaj.
  • Bisedoni me dentistin tuaj per keshilla te tjera se si mund te parandaloni erozionin e zmaltit dhe kariesin.

Si trajtohet zmalti i humbur?

erozion i zmaltit

Trajtimi varet kryesisht nga shkaku i demtimit te zmaltit.
Shpesh duke hequr shkaktarin sic mund te jete perdorimi i furces shume te forte, apo forca me te cilen lahen dhembet mjafton per te reduktuar avancimin e erozionin. Ndonjehere kjo nuk eshte e mundur prandaj nje mbushje ne vendin e kunsumuar mund te jete e mjaftueshme per te mbrojtur dhembin dhe per te rekuperuar estetiken
Nese zmalti eshte demtuar shume, atehere dentist juaj mund tju keshilloje ta vishni me kellef per ta mbrojtur ate nga demtimet e metejshme.

No Responses

Add Your Comment

You must be logged in to post a comment.