Cfare e shkakton semundjen e mishrave te dhembeve?

Periodontit gjithashtu i quajtur semundje e mishrave te dhembeve apo semundje periodontale fillon me rritjen e sasise se baktereve ne goje dhe nese nuk mjekohet sic duhet mund te coje ne shkaterrimin e indeve qe rrethojne dhembin.

semundja periodontale

Cili eshte ndryshimi midis Periodontit dhe Gingivitit?

Gingiviti ose inflamacioni i mishrave te dhembeve, zakonisht eshte pararendes i periodontit. Megjithate eshte e rendesishme te dini se jo cdo gingivit shnderrohen domosdoshmerisht ne periodontit.

Ne stadet e hershme te gingivitit, bakteret qe ndodhen ne pllaken dentare shumohen, duke shkaktuar inflamacion te gingives dhe qe gjakoset lehtesisht gjate larjes se dhembeve apo ne raste me te rralla edhe gjate ushqyerjes. Edhe pse gingiva mund te jete e irrituar, dhembet jane ende te fiksuar mire ne vendin e tyre. Akoma nuk ka ndodhur asnje dem i pariparueshem i kockes apo i legamentit periodontal (legamenti qe mban te fiksuar dhembin ne kocken e nofulles).

Kur gingiviti nuk trajtohet ai mund te perkeqesohet ne periodontit. Tek personat qe vuajne nga periodontiti, shtresa e brendshme e gingives dhe kocka ne te cilen qendron e fiksuar largohen nga dhembi duke krijuar hapsira te quajtura xhepa parodontal. Ne brendesi te ketyre xhepave mund te ngecen ushqime te cilat mund te shkojne drejt infektimit nga bakteret dhe kalbezimit. Sistemi imunitar i trupit lufton bakteret nderkohe qe ato futen akoma me thelle nen gingive.

Toksinat dhe helmet e prodhuara nga bakteret e pllakes dentare dhe gjithashtu enzimat e mira qe prodhon trupi per te luftuar infeksionet fillojne te shkaterrojne kocken dhe indin lidhor (legamentin parodontal) te cilet mbajne dhembin ne vendin e tij. Nderkohe qe semundja perkeqesohet, xhepat thellohen dhe me shume ind periodontal shkaterrohet. Kur ndodh kjo dhembet nuk jane me te fiksuar ne vendin e tyre dhe fillojne te behen te levizshem deri sa te shkeputen plotesisht. Semundja e mishrave eshte shkaku numer nje I humbjes se dhembeve tek te rriturit.

Cfare e shkakton semundjen e mishrave te dhembeve?

Pllaka dentare eshte shkaku primar i semundjes se mishrave. Megjithate edhe faktore te tjere mund te kontribuojne ne semundjen periodontale.

pllaka dentare dhe gurzat

Per shembull:

  • Ndryshimet hormonale, si ato qe mund te ndodhin gjate shtatezanise, pubertetit,menopauzes dhe ciklit mujor te cilat mund ti bejne mishrat me te ndjeshem dhe kjo e ben me te lehte gingivitin.
  • Semundje te ndryshme te organizmit mund te prekin gjendjen e mishrave tuaja. Keto perfshine semundje si: Kanceri, HIV te cilat ndikojne ne sistemin imunitar te te semurit. Nderkohe te te semuret me diabet , semundja prek aftesine e trupit per te perdorur sheqerin ne gjak, prandaj ata kane rrezik me te larte per tu prekur nga semundja periodontale apo nga kariesi.
  • Medikamente te ndryshme mund te ndikojne ne shendetin e gojes. Disa prej tyre reduktojne sasine e peshtymes e cila ka efekt mbrojtes per dhembet dhe mishrat. Disa medikamente si antikovulsivanet (psh: Dilantin) dhe medikamentet anti-angina (psh: Procardia apo Adalat) mund te shkaktojne rritje jo normale te gingives.
  • Vese te keqija si pirja e duhanit e ben me te veshtire per mishrat e dhembeve qe te riparojne vetveten.
  • Higjena e dobet e gojes si mos larja e dhembeve apo mos perdorimi i fillit ne perditshmerine tuaj mund ta bej me te lehte zhvillimin e gingivitit.
  • Histori familiare me semundje periodontale mund te jete nje faktor i rendesishem qe kontribuon ne zhvillimin e semundjes se mishrave.

Cilat jane simptomat e semundjes se mishrave?

Semundja parodontale mund te zhvillohet pa shkaktuar dhimbje edhe kur mund te kete arritur nje stad te avancuar. Edhe pse simptomat shpesh jane te heshtura ajo nuk vjen asnjehere pa shenja. Disa prej tyre mund te jene:

  • Gjakosja e mishrave sa here qe lani dhembet me furce
  • Mishra te skuqur, te enjtur apo te dhimshem
  • Prani e eres se keqe dhe shijes se keqe ne goje
  • Formimi i xhepave te thelle
  • Dhembe qe levizin
  • Ndryshime ne menyren sesi dhembet perputhen me njeri tjetrin apo probleme ne futjen e protezave te levizshme.

Edhe pse nuk vini re asnje simptome ju mund te vuani nga semundja e mishrave te dhembeve. Tek disa njerez ajo mund te jete e lokalizuar ne disa dhembe ose ne te gjithe gojen. Vetem dentisti mund te percaktoje shkallen e zhvillimit te semundjes parodontale.

Si e diagnostifikon dentisti semundjen e mishrave?

vizite tek dentisti

Gjate vizites dentisti zakonisht do te kontrolloje keto gjera:

  • Hemorragji te mishrave, enjtje, thellesine e xhepave (hapsira midis dhembit dhe gingives, sa me madhe aq me i thelle eshte xhepi dhe me renduar eshte semundja).
  • Levizje te dhembeve, ndjeshmeri dhe rreshtimi i rregull i tyre.
  • Kocken e nofulles, per te percaktuar nese ka ndodhur perthithje e saj perreth dhembit.

Si mjekohet semundja e mishrave te dhembeve?

Qellimi i trajtimit te mishrave eshte promovimi i ngjitjes se gingives se shendetshme me dhembet, uljen e enjtjes, reduktimin e xhepave gingivare, reduktimin e rrezikut per infeksion dhe ndaljen e semundjes. Mundesite e trajtimit varen nga stadi ne te cilen diagnostifikohet semundja, nga menyra se si jeni pergjigjur trajtimeve te meparshme dhe nga shendeti juaj i pergjithshem.

Si mund te parandalohet semundja e mishrave?

Semundja e mishrave mund te mjekohet pothuajse ne te gjitha stadet nese mbahet nen kontroll pllaka dentare. Mbajtja nen kontroll e higjenes do te thote, higjene profesionale dy here ne vit, larja te pakten dy here ne dite me furce dhe perdorimi i fillit interdentar. Larja me furce eliminon pllaken dentare ne siperfaqen e dhembit, filli eliminon mbetjet midis dhembeve dhe nen mishra dhe shperlaresit antibakterial reduktojne sasine e baktereve qe shkaktojne pllaken dhe semundjen e mishrave sipas American Dental Association.

Ndryshime te tjera ne stilin e jeteses te cilat reduktojne rrezikun, ashpersine dhe shpejtesine e semundjes se mishrave perfshine:

  • Lenia e duhanit- pirja e duhanit eshte nje risk shume i rendesishem per zhvillimin e periodontit. Duhanpiresite jane 7 here me te rrezikuar per te pasur semundje te mishrave se jo-duhanpiresit. Gjithashtu duhani mund te reduktoje shanset e suksesit ne disa trajtime.
  • Reduktoni stresin- stresi veshtireson mundesine e sistemit imunitar te trupit tuaj per te luftuar infeksionet.
  • Mbajtja e nje diete te balancuar- ushqyerja e duhur ndihmon sistemin imunitar te luftoje infeksionet. Konsumimi i ushqimeve me veti antioksidante, si ushqime qe permbajne vitamine E (vajra shtazore, arra, perime me gjethe te gjelbra) dhe vitamine C (qitro,brokoli,patate) mund te ndihmonje trupin tuaj te riparoje demin e shkaktuar.
  • Masa mbrojtese nga shtrengimi i dhembeve apo bluarja e dhembeve. Keto veprime shpesh te pavullnetshme shkaktojne forca te tepruara mbi indet rrethuese te dhembit dhe mund te pershpejtojne perparimin e semundjes. Nese nuk i kontrolloni dot keto veprime drejtohuni tek dentisti juaj i cili do tju drejtoje se cfare hapash duhet te ndiqni.

Panvarsisht higjenes se mire te gojes dhe ndryshimeve ne stilin e jeteses shume njerez jane gjenetikisht te predispozuar per tu prekur nga semundja e mishrave te dhembeve. Nese dikush ne familjen tuaj ka semundje te mishrave do te thote qe me shume mundesi edhe ju jeni ne risk per ta zhvilluar ate. Nese keni nje predispozite te tille dentisti juaj mund tju keshilloje kontrolle me te shpeshta, pastrime me te shpeshta dhe trajtime per ta menaxhuar me mire semundjen.

A ka lidhje midis semundjes se mishrave dhe semundjeve te tjera?

Zakonisht tek njerzit me sistem te mire imunitar, bakteret qe nepermjet gojes futen ne qarkullimin e gjakut jane te pademshme. Por ne disa rrethana te caktuara, keto mikroorganizma shoqerohen me probleme shendetsore si goditje te zemres apo semundje te tjera te zemres. Diabeti jo vetem qe eshte nje faktor risku per semundjen e mishrave, por semundja e mishrave e ben akoma me keq diabetin.

No Responses

Add Your Comment

You must be logged in to post a comment.