Cfare eshte sindroma e shishes se biberonit dhe si parandalohet kariesi tek femijet e vegjel?

Author: | Posted in Femijet, Kariesi No comments

Kariesi tek foshnjat apo te femijet e vegjel shpesh quhet Sindroma e Shishes se Biberonit. Sindroma e Shishes se Biberonit ndodh atehere kur lengje me sheqerna te shtuar ose lengje me sheqerna natyrale (si: qumshti, formule apo leng frutash) qendrojne ne gojen e femijes per nje kohe shume te gjate vacanerisht kur ai eshte duke fjetur. Bakteret qe ndodhen ne goje ushqehen me keto sheqerna dhe prodhojne acidet qe sulmojne dhembet. Gjate gjumit sasia e peshtymes qe prodhohet eshte shume e vogel kjo ben qe keto acide te ngelen per kohe te gjate ne kontakt me dhembet deri ne shkaterrimin e siperfaqes se tyre.

caries-teeth-decay

Risk te larte kane edhe femijet te cileve iu ngjyhet biberoni ne sheqer, mjalte apo shurupe te ndryshem.
Edhe pse zakonisht sindroma e biberonit ndodh ne dhembet e perparm te nofulles se siperme, ajo mund te shfaqet edhe tek dhembet e tjere.

Mendoni qe dhembet e qumshtit jane te perkohshem dhe si rrjedhoje jane te parendesishem?

Ju ftojme ta mendoni edhe nje here.
Dhembet e qumshtit jane te nevojshem per te foluren, per pertypjen dhe gjithashtu per buzeqeshjen e femijes tuaj. Ato gjithashtu sherbejne si ruajtes hapsire per dhembet e perhershem. Nese dhembet e prishur nga sindroma e biberonit lihen te pa mjekuar atehere femija juaj mund te perballeni me dhimbje dhe infeksionin e dhembeve te qumshitit. Ne moshe te mitur eshte shume e veshtire qe femijet te lejonje dentistin te punoje per te pastruar dhe mbushur dhembet. Shpesh keto trajtime jane te dhimbshme gje e cila e veshtireson akoma me teper situaten. Ndodh gjithashtu qe dhembet te cilet jane shume te shkaterruar duhet te hiqen perpara kohe.
Gjithsesi nese ndodh qe dhembet e qumshit te prishen heret apo te hiqen heret atehere femija juaj mund te zhvilloje probleme me te foluren, dhembe te shtrember kur te rritet dhe probleme me ushqyerjen.

femije duk lare dhembet

Lajmi i mire eshte qe me disa hapa te thjeshte ju mund te mbani larg kariesin. Ato perfshine nje higjene te mire ne moshe shume te hershme. Ja se si:
• Fshini dhembet e foshnjes me nje garze apo me nje lecke te vogel pas cdo ushqimi sapo ate te shfaqen ne goje.
• Filloni te lani dhembet e femijes tuaj pa paste ne momentin qe jane te sapodale.
• Pastroni dhe masazhoni mishrat ne siperfaqet ku akoma nuk jane shfaqur dhembet.
• Filloni te perdorni furcen me shume pak paste dhembesh per femije, sasia e rekomanduar eshte sa nje kokerr orizi deri ne moshen 6 vjec.
• Filloni perdorni fijen interdentare menjehere sapo femijes ti jete mbushur goja me dhembe.
• Sigurohuni qe femija juaj merr fluor te mjaftueshem qofte me tableta, me llaqe apo me ane te pastes.
• Vizitijeni rregullisht femijen tuaj tek dentisti pasi ka mbushur nje vjec.
Teknika te tjera per te parandaluar sindrimen e biberonit jane:
• Mos e mbushni biberonin me lengje qe permbajne sheqer te shtuar
• Mos e lini kurre femijen te flere me biberon qe permban lengje te tjera pervec ujit
• Asnjehere mos ia lyeni biberonin me mjalte, sheqer apo gjera te tjera te mebla
• Reduktoni sheqerin ne dieten e femijes tuaj vecanerisht ndermjet vakteve.

Nuk eshte asnjehere teper vone per te nderprere vese te keqija. Nese femija juaj pi lengje me sheqer shpesh gjate dites apo fle me te, nderpriteni menjehere kete ves duke:
• Holluar gradualisht permbajtjen e biberonit me te cilin eshte mesuar femija juaj per rreth 2-3 jave
• Pasi te kete perfunduar kjo periudhe mbusheni ate vetem me uje.

Mbani mend qe dhemb qumshti te shendetshem do te thote dhemb te perhershem te shendetshem.

Add Your Comment

You must be logged in to post a comment.