Eshte e sigurte te shkoj tek dentisti nderkohe qe jam shtatezene?

Author: | Posted in Shtatezania No comments

Nder gjithe vizitat mjekesore qe do te beni gjate shtatezanise eshte shume e rendesishme te mos lini pas dore as viziten tek dentisti.Nje kontroll dentar gjate shtatezanise eshte i sigurte dhe shume i rendesishem per shendetin tuaj si dhe te femijes. Jo vetem qe mund te beni nje pastrim profesional apo mbushje gjate shtatezanese, por gjithashtu dentisti juaj do tju ndihmoje me simptoma te mundshme qe mund te perjetoni gjate pritjes se embel.

Ja se cilat jane shqetesimet kryesore qe kane femrat rreth te shkuarit tek dentisti gjate shtatezanise:

Kur duhet ti them dentistit tim qe jam shtatezene?

Edhe nese ende nuk jeni siguruar qe prisni nje femije duhet tia thoni kete dentistit. Tregojini atij ne cilin muaj jeni dhe gjithashtu tregojini per ndonje mjekim te mundshem qe jeni duke marre ose ndonje keshille te vecante qe keni marre nga mjeku qe ju ndjek. Nese keni nje shtatezani me risk te larte, apo nese keni ndonje semundje te vecante, dentisti dhe mjeku juaj mund tju keshillojne te shtyni  disa lloje trajtimesh per me vone.

Si ndikon shtatezania ne gojen time?

Edhe pse shume femra nuk hasin probleme dentare gjate shtatezanise, disa nuk jane kaq me fat dhe per to shtatezania i ben disa probleme akoma me te medha , ose krijon probleme te reja. Kontrolle te rregullta dhe higjena e rregullt do ju ndihmojne ju dhe femijen te kaloni kete perjudhe ne menyre me te shendetshme.

Pse me acarohen mishrat gjate shtatezanise?

Trupi juaj ne pergjithesi dhe goja ne vecanti mund te preken nga ndryshime hormonale te rendesishme gjate shtatezanise. Disa femra zhvillojne ate qe quhet “Gingivit i Shtatezanise” i cili eshte nje inflamacion i mishrave qe mund te shkaktoje enjtje dhe ndjeshmeri. Gjithashtu mund te keni pak hemorragji kur lani dhembet me furce apo kaloni fillin interdentar. Nese lihet i patrajtuar ky lloj gingiviti mund te perkeqesohet ne semundje akoma me te rendesishme te mishrave dhe te shkaktoje deme te pariparueshme. Dentisti juaj mund tju keshilloje higjiene me te shpeshte per ta parandaluar kete semundje si dhe nje sere masash qe duhet te ndermerrni.

A do me prishen dhembet gjate shtatezanise?

Grate shtatezena mund te jene me shume te rrezikuara nga kariesi per disa arsye. Nese po konsumoni me shume karbohidrate sepse ju eshte shtuar nepsi, kjo mund te shkaktoje karies. Te perzjerat e mengjesit mund te rrisin ekspozimin e dhembeve nga aciditeti duke shkaktuar erozion te zmaltit gje qe do te lehtesoje formimin e kaviteteve.

Larja e dhembeve dy here ne dite dhe filli interdentar mund te behen me te veshtira gjate shtatezanise per shume arsye, si te perzjerat, ndjeshmeri me e madhe ndaj te vjellave, mishrat e dhembeve behen me te ndjeshem dhe lodhja. Eshte shume e rendesishme te ruani rutinen, sepse higjiena jo e mire gjate shtatezanise sipas disa studimeve pervec pasojave ne shendetin tuaj te gojes mund te shoqerohet me lindje te parakohshme apo peshe te vogel te lindjes, diabet te shtatezanise apo preeclampsi.

Pse me fryhen mishrat e dhembeve?

Ne disa gra, rritja e indeve quhet tumor i shtatezanise, dhe shfaqet ne gingive zakonisht gjate tremujorit te trete. Nuk eshte semundje kanceroze por vetem enjtje qe ndodh zakonisht midis dhembeve. Ato mund te lidhen me grumbullimin e pllakes bakteriale dhe gurzave. Mishrat gjakosen lehte, kane nje pamje me kokrriza si manaferre. Zakonisht zhduken sapo lind femija por nese ju shqetesojne flisni me dentistin tuaj per ti hequr.

A jane te sigurta te perdoren gjane shtatezanise medikamentet qe me keshillon dentisti?

Sigurohuni qe dentisti juaj te jete i informuar mbi cdo lloj medikamenti qe perdorni. Ky informacion do ta ndihmoje ate te vendose cfare recete tju jape. Ai gjithashtu mund te konsultohet me mjekun tuaj per te zgjedhur medikamente si: analgjezik apo antibiotik te sigurte gjate shtatezanise. Edhe dentisti edhe mjeku qe ju ndjek shtatezanine shqetesohen si per shendetin tuaj edhe ate te femijes prandaj konsultohuni me ta per cdo pyetje qe mund te keni.

Po anestetiket qe mund te perdoren a jane te sigurte gjate shtatezanise?

dentist dhe shtatezania

Nese jeni shtatezene dhe keni nevoje per nje mbushje, terapi kanalare apo nje heqje, nuk duhet te shqetesoheni per sigurine e mjekimeve qe mund te perdore dentisti juaj gjate procedures sepse ne fakt ato jane te sigurta si per foshnjen tuaj ashtu edhe per ju.

Nje studim i publikuar ne gusht te 2015  Journal of the American Dental Association studjoi nje grup me femra shtatezena te cilat kishin bere procedura dentare  nen anestezi dhe nje grup qe nuk kishte bere te tilla. Studimi tregoi se keto lloj trajtimesh ishin te sigurta gjate shtatezanise dhe nuk u verejt asnje ndryshim ne shkallen e abortit spontan, difekteve te lindura, lindjeve te parakohshme, peshe te vogel trupore te femijes. Studimi yne nuk evidentoi asnje prove qe trajtimi dentar me anestezi te eshte i demshem gjate shtatezanise tha dr. Hagai. Ne kishim si qellim te percaktonim ndonje risk te lidhur me anestezine e perdorur gjate sherbimeve dentare por nuk gjetem asnje. Ne nuk gjetem asnje te tille tha perseri ai.

A mund te bej grafi te gojes gjate shtatezanise?

Rreth gjysma e femrave te studjuara ne publikimin e mesiperm kishin bere grafi gjate shtatezanise, qe gjithashtu u konsideruan mjaftueshem te sigurta. Shpesh eshte e nevojshme nje grafi nese keni nje emergjence dentare ose nese eshte e nevojshme diagnoza e problemit dentar. Edhe pse rrezatimi nga grafite e gojes eshte shume i vogel dentisti juaj do ju mbuloje me nje perparse plumbi zonen e barkut dhe te qafes per te mininimizuar sa me shume ekspozimin e gjendrave tiroide dhe te organeve te brendshme bashke me femijen.Gjithsesi dentistet kane gjithnje tendencen te evitojne berjen e grafive gjate shtatezanise duke pare per alternativa te tjera diagnostifikimi.

Add Your Comment

You must be logged in to post a comment.